Aktualitet

Në mes të valës së bllokimeve të llogarive, rikthehet faqja zyrtare e ZËRI-t në TikTok

Rikthimi i llogarisë është bërë i mundur pas ndjekjes së procedurave të lejuara nga TikTok për apelimin dhe rikthimine e profilit të mbyllur.

zh.ll
Në mes të valës së bllokimeve të llogarive, rikthehet
zeri-Reprouncensored-antidroga

TIRANË- Pas rreth një muaji e mbyllur, faqja zyrtare e ZËRI-t në TikTok është rikthyer dhe është tashmë e aksesueshme. Rikthimi i llogarisë është bërë i mundur pas ndjekjes së procedurave të lejuara nga TikTok për apelimin dhe rikthimin e profilit të mbyllur.

Pas një procesi të gjatë, që zgjati disa javë, profili i ZËRI-t u bë sërish aktiv, edhe falë mbështetjes së faqes “Antidroga”, e cila ishte mbyllur në të njëjtën kohë me ZËRI-n dhe kishte ndjekur gjithashtu procedurat e ofruara nga platforma për rikthimin e llogarisë.

Po ashtu, në këtë përpjekje ka pasur rol edhe “Reprouncensored”, e cila merret me ndjekjen e rasteve të censurimit online, asistimin në proceset për rikthimin e llogarive të bllokuara dhe promovimin e aksesit të lirë në informacion.

Bllokimi i faqes erdhi pasi ZËRI raportoi hap pas hapi protestën e njohur si “Revolucioni Flamingo”.

Rikthimi i TikTok-ut të ZËRI-t vjen pikërisht në një ditë kur u raportuan mbyllje të tjera të shumta llogarish në rrjetet sociale. Mbi 200 profile të mbyllura u raportuan në Instagram, Mes tyre është edhe profili i kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili ka deklaruar se llogaria e tij është bllokuar pa një paralajmërim paraprak. Edhe deputetja e pavarur Marjana Koçeku denoncoi mbylljen e një numri të madh profileshm, sipas së cilës bëhet fjalë për llogari të cilat u përkasin aktivistëve, personave të përfshirë në protestë apo profileve që publikojnë materiale rreth saj.

Rikthimi i ZËRI-t dhe bllokimi i qindra llogarive të raportuara ka në fokus valën e censurës për "Flamingo Revolution"./ZËRI

Poll

MOS HUMB