Aktualitet

Detajet/ Biznesmeni Vasil Bedinaj në konflikt për një "gol" në Radhimë për një tokë, në lojë edhe grupet kriminale

Gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bëjnë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin por dy prej tyre janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

F.I
Detajet/ Biznesmeni Vasil Bedinaj në konflikt për një
Vasil Bedinaj

VLORË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e raportuar më herët nga ZËRI, ku biznesmeni Vasil Bedinaj u kërcënua me armë nga një grup prej rreth 10 personash. Burime për ZËRI bëjnë me dije se shkak i përplasjes është bërë një tokë. Po të njëjtat burime raportojnë se pretendime për tokën në fjalë ka një grup kriminal në zonë. 

Konkretisht 10 personat e armatosur me kallash, pjesë e të cilit raportohet të kenë qenë punonjës të 'Swat security' i kanë shkuar Bedinajt në ambjentet e hotelit të tij, ku e kanë kërcënuar lidhur me tokën. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.

Gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bëjnë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement dy prej tyre janë aksidentuar, ku makina me të cilën udhëtonin është përmbysur. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. 

Forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit bregdetar për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë, ndërsa një heqje license pritet si masë ndaj 'Swat security'.

Poll

MOS HUMB