KAVAJË- Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mesditën e sotme pranë tregut të Kavajës, ku dy drejtues furgonësh janë përfshirë në një përplasje fizike. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se përplasja ka nododhur mes shtetasve të identifikuar si Lufti Kaziu dhe Iljaz Istrefi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në konfliktin mes tyre.
Burime bëjnë me dije se gjatë përleshjes, Istrefi është goditur në kokë me një levë duke marrë dëmtime dhe është dërguar për në Spitalin e Kavajës për ndihmë mjekësorë. Ndërkohë, Lufti Kaziu është shoqëruar nga policia, ndërsa ndërsa vijojnë veprimet hetimore për të përcaktuar se si nisi konflikti dhe çfarë e shkaktoi përplasjen mes dy shoferëve./ZËRI