VLORË-Përplasja në hotelin Regina Të Vasil Bedinajt në Vlorë i ngjan një skene filmi. 10 persona me 10 makina shkuan në ambjentet e hotelit të binesmenit, duke kërcënuar Vasil Bedinajn me kallash. Konfikti për tokën, ku pretendime ka edhe një grup kriminal ka vijuar në largimin nga hoteli.
ZËRI raportoi se personat e përfshirë në konflikt, punonjës të 'Swat security' dhe grupi i Bedinajt të armatosur kanë ndjekur njëri-tjetrin me makina. Burime për ZËRI bëjnë me dije se veç aksidentit, gjatë ndjekjes grupi i Bedinajt ka qëlluar me kallash në ajër. Po të njejtat burime raportojnë se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit. Kontrollet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe mjeteve që janë përdorur gjatë ngjarjes.
Çfarë ndodhi në hotel Regina
Konkretisht 10 personat e armatosur me kallash, pjesë e të cilit raportohet të kenë qenë punonjës të 'Swat security' i kanë shkuar Bedinajt në ambjentet e hotelit të tij, ku e kanë kërcënuar lidhur me tokën. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bëjnë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement dy prej tyre janë aksidentuar, ku makina me të cilën udhëtonin është përmbysur. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.
Ndërkohë, forca të shumta policie janë shpërndarë në disa zona të qytetit të Vlorës, në përpjekje për të bërë të mundur kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Policia po vijon kontrollet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa informacionet mbeten paraprake./ZËRI