Në mes të valës së bllokimeve të llogarive, rikthehet faqja zyrtare e ZËRI-t në TikTok
TIRANË- Pas rreth një muaji e mbyllur, faqja zyrtare e ZËRI-t në TikTok është rikthyer dhe është tashmë e aksesueshme. Rikthimi i llogarisë është bërë i mundur pas ndjekjes së procedurave të lejuara nga TikTok për apelimin dhe rikthimin e profilit të mbyllur.
Pas një procesi të gjatë, që zgjati disa javë, profili i ZËRI-t u bë sërish aktiv, edhe falë mbështetjes së faqes “Antidroga”, e cila ishte mbyllur në të njëjtën kohë me ZËRI-n dhe kishte ndjekur gjithashtu procedurat e ofruara nga platforma për rikthimin e llogarisë.
Po ashtu, në këtë përpjekje ka pasur rol edhe “Reprouncensored”, e cila merret me ndjekjen e rasteve të censurimit online, asistimin në proceset për rikthimin e llogarive të bllokuara dhe promovimin e aksesit të lirë në informacion.
Bllokimi i faqes erdhi pasi ZËRI raportoi hap pas hapi protestën e njohur si “Revolucioni Flamingo”.
Rikthimi i TikTok-ut të ZËRI-t vjen pikërisht në një ditë kur u raportuan mbyllje të tjera të shumta llogarish në rrjetet sociale. Mbi 200 profile të mbyllura u raportuan në Instagram, Mes tyre është edhe profili i kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili ka deklaruar se llogaria e tij është bllokuar pa një paralajmërim paraprak. Edhe deputetja e pavarur Marjana Koçeku denoncoi mbylljen e një numri të madh profileshm, sipas së cilës bëhet fjalë për llogari të cilat u përkasin aktivistëve, personave të përfshirë në protestë apo profileve që publikojnë materiale rreth saj.
Rikthimi i ZËRI-t dhe bllokimi i qindra llogarive të raportuara ka në fokus valën e censurës për "Flamingo Revolution"./ZËRI
"Po mbyllen profilet që mbështesin protestën", gazetari ngre dyshime: A ka dorë AKSHI apo ADS? Kjo duhet hetuar
TIRANË- Një valë e re mbylljesh faqesh llogarish në Instagram dhe TikTok ka ndezur debat dhe reagime. Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur dyshime të forta lidhur mbylljen e profileve në rrjetet sociale të personave më numër të lartë ndjekësish, të cilët kanë shprehur mbështetjen për protestën.
Përmes një postimi në rrjete sociale, gazetari ngre dyshime për një përfshirje të mundshme të strukturave shtetërore. Ai përmend AKSHI-n dhe ADS-në, duke shtuar se nuk dihet nëse vërtetë këto institucione kanë pasur rol konkret në mbylljen e llogarive dhe kërkon hetim.
Në përfundim të reagimit të tij, gazetari ironizon deklaratat e qerverisë lidhur me algoritmin, duke thënë se ky është halli i vetëm i tyre dhe jo kostoja e jetësës, shëndetësia apo arsimi.
Postimi i Plotë:
Kane filluar te mbyllin profilet e njerezve me shume ndjekes qe mbeshtesin protesten. Thone qe kane mbyllur faqet e shume njerezve. Nuk dihet nese ketu ka dore AKSHI apo ADS. Por sigurisht qe ne nje menyre apo tjeter ka dore qeveria, edhe me strukturat dixhitale hije qe mban. Kjo duhet hetuar. Nese po perdoret fuqia e shtetit per tu mbyllur gojen njerezve, atehere Shqiperia nuk ka me nje qeveri normale, por nje qeveri te fandaksur pas algoritmit.
Kjo nuk eshte cudi. Kryeministri, ministrat dhe gjithe drejtuesit e maxhirances kane vetem nje shqetesim ne komunikimet e tyre publike. Algoritmin. Nuk ka qeveria shqetesim koston e jeteses, shendetesine, arsimin. Halli eshte vetem algoritmi. Merrni komunikimet publike te kryeministrit ne tre muajt e fundit. Nuk e ka permendur asnjehere togefjaleshin kosto e jeteses. Por ka permendur mbi 3 mije here fjalen algoritem. Gjithe qeveria si Don Kishoti me Sanco Pancon. Ata luftonin me mullinjte e eres. Keta luftojne me algoritmin.
Prej rreth një muaji faqja zyrtare e ZËRI-t në platformën Tik-Tok është mbyllur. Problemet në postime dhe platformë deri në mbylljen e faqes erdhën pas ZËRI raportoi hap pas hapi protestën e njohur si 'Revolucioni Flamingo'. Por duket se nuk jemi të vetimit. Sot rreth 200 faqe në rrjetin Instagram janë mbyllur, mes tyre faqja e kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj./ZËRI
Çfarë po ndodh pas raportimeve për protestën? Pas Tik Tok të ZËRI-t, mbyllen 200 faqe në Instagram, mes tyre edhe e Agron Shehajt
TIRANË-Prej rreth një muaji faqja zyrtare e ZËRI-t në platformën Tik-Tok është mbyllur. Problemet në postime dhe platformë deri në mbylljen e faqes erdhën pas ZËRI raportoi hap pas hapi protestën e njohur si 'Revolucioni Flamingo'. Por duket se nuk jemi të vetimt. Sot rreth 200 faqe në rrjetin Instagram janë mbyllur, mes tyre faqja e kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj.
Vetë Shehaj njoftoi se faqja e tij është bllokuar, pa një paralajmërim paraprak. Pas njoftimit të tij, edhe deputetja e pavarur pas largimit nga PS, Marjana Koçeku, ka denoncuar se numri i profileve të mbyllura në rrjete është 200. Profilet e mbyllura iu përkasin aktivistëve, të përfshirë në protestë apo atyre që publikojnë rreth saj, si profili i Gent Prognit, faqja 'antidroga', 'mashurkbazike' e të tjerë.






Reagimi i Marjana Koçekut: Nji valë sulmesh online ka nisë veçanërisht që ditën e djeshme kundër disa figurave opozitare me ndikim politik dhe publik. Mbi 200 faqe Instagrami me përmbajtje nga protestat janë mbyllë, përfshi këtu faqen zyrtare të deputetit Agron Shehaj, aktivistit Gent Progni dhe faqeve të njoftuna në Instagram që e kanë mbështetë vazhdimisht protestën.
Këto ditë në Forumin e Bled-it, siguria online dhe sulmet kibernetike ndaj lirisë së shprehjes ishin kryefjala e diskutimit të Komisionerëve Europianë. Qeveria jonë në Forume Ndërkombëtare e mbron këtë të drejtë me fanatizëm, por tenton me çdo kusht e çdo mjet ta shembë në shtëpinë e vet. Për këtë edhe kam raportu tashmë në institucionet e Bashkimit Europian.
Profilet raportohet se janë mbyllur pa një paralajmërim paraprak. ZËRI po ndjek të gjitha rrugët që lejon platforma Tik Tok për të rikthyer kanalin. Ndërkohë edhe Partia Mundësia po përgatit hapat ligjorë për rikthimin e faqes së tij në Instagram.