GOLEM-Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik gjatë mesnatës në Golem. Raportohet se një motomjet është përplasur me një bordurë, ku si pasojë drejtuesi Elton Luzati, 44 vjeç ka humbur jetën bashkë me pasagjerin.
Pasagjeri identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u dërgua në spitalin e Durrësit me shenja jete, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër.