Aktualitet

Morina “pushtohet” nga pushuesit! Mbi 11 mijë qytetarë hyjnë në Shqipëri në vetëm 3 orë (VIDEO)

Fluksi më i madh është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa mijëra qytetarë kanë vijuar lëvizjen drejt bregdetit shqiptar.

zh.ll
Morina “pushtohet” nga pushuesit! Mbi 11 mijë qytetarë
morine

MORINË- Mijëra pushues nga Kosova kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë fundjavë, duke sjellë fluks të lartë në pikën kufitare të Morinës. Fluksi më i madh është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa mijëra qytetarë kanë vijuar lëvizjen drejt bregdetit shqiptar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sipas të dhënave paraprake, vetëm në tre orë kanë hyrë në territorin e Shqipërisë përmes Morinës më shumë se 11 mijë qytetarë, me rreth 7 mijë automjete.

Mësohet se Policia Kufitare po punon me 6 sportele, ku automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë nuk do t'i nënshtrohen kontrolleve të plotë për të lehtësuar dhe përshpejtuar lëvizjen në pikën kufitare./ZËRI

Poll

MOS HUMB