KOSOVË-Fundjava e parë e muajit korrik ka sjellë një fluks të lartë lëvizjesh në Pikën Kufitare të Morinës, ku mijëra qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri për të kaluar pushimet në bregdet.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit në territorin shqiptar kanë hyrë 29.918 shtetas dhe 136 autobusë, ndërsa në drejtim të Kosovës kanë dalë 26.176 persona. Rritja e ndjeshme e lëvizjeve është shoqëruar edhe me radhë automjetesh, veçanërisht në orët e para të mëngjesit.
View this post on Instagram
Pavarësisht fluksit, autoritetet kufitare kanë vijuar përpunimin e udhëtarëve në gjashtë sportele, me synimin për të shmangur vonesat dhe për të lehtësuar kalimin. Trafik i dendur është regjistruar edhe në Rrugën e Kombit, ku mijëra automjete janë drejtuar drejt qyteteve bregdetare.
Bregdeti shqiptar mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit nga Kosova gjatë sezonit veror, ndërsa ditët në vijim të korrikut priten të shoqërohen me fluks edhe më të lartë në pikat kufitare./ZËRI