Aktualitet

Protestoi mes kaosit te Kuvendi dhe përfundoi në komisariat, arrestimi "ndalon" protestuesin të martohet

Ai u ndalua pas përplasjeve që shoqëruan protestën para Parlamentit, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat ligjore për personat e shoqëruar.

zh.ll
Protestoi mes kaosit te Kuvendi dhe përfundoi në komisariat, arrestimi
protesta-protestuesi admir tershalla

TIRANË- Admir Tërshalla është një nga protestuesit e shoqëruar nga policia gjatë protestës të së enjtes, ndërsa rasti i tij ka tërhequr vëmendje pasi raportohet arrestimi i ka prishur një moment të rëndëësishëm të jetës së tij personale.

Sipas informacioneve, Tërshalla, me profesion programues, kishte planifikuar të zhvillonte ceremoninë e martesës një ditë pas protestës. Ai u ndalua pas përplasjeve që shoqëruan protestën para Parlamentit, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat ligjore për personat e shoqëruar.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me rastin individual të Tërshallës dhe nuk dihet nëse ndaj tij do të ngrihen akuza.

Në njoftimin zyrtar pas protestës, policia njoftoi arrestimet për rotestuesit, për të cilët janë referuar për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në pranga kanë rënë: Besnard Kaimi, Aristotel Elezaj, Gentjan Progni, Durim Bami, Kujtim Pervataj, Romarjo Dushi, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj, Ylli Shima, Ervis Gjoni, Frrok Bardhi, Rezart Pirani, Admir Tërshalla, Alban Nikolli, Elvis Biçi, Altin Hila, Ervin Gega, Everes Bardhi dhe Arbër Lleshaj. Ky i fundit, sipas policisë, ka goditur një gazetar. 

Çfarë ndodhi në protestën e 2 korrikut para Parlamentit?

Protesta e zhvilluar pranë Parlamentit më 2 korrik u shoqërua me tensione dhe përplasje që nisën që në orët e para të mëngjesit, përpara nisjes së seancës plenare.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë, Policia e Shtetit ndërhyri për shpërndarjen e turmës, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës, si dhe duke shoqëruar disa persona. Megjithatë, situata u përshkallëzua më tej, me episode dhune në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë dëmtimin e një automjeti policie pranë Kuvendit.

Më pas, disa protestues u zhvendosën drejt Ministrisë së Brendshme dhe Komisariatit Nr. 4, ku u dërguan edhe disa nga personat e shoqëruar, ndërsa forcat e rendit vijuan monitorimin e situatës deri në normalizimin e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB