Aktualitet

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh? (VIDEO)

Gjatë mbërritjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi ka njoftuar gazetarët për ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit të saj.

zh.ll
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?
monika kryemadhi

TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë së caktuar ndaj saj. Gjatë mbërritjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi ka njoftuar gazetarët për ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit të saj.

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh? E prandaj jam pak kështu…”, u shpreh ajo para gazetarëve.

Rexhep Meta, babai i ish-Presidentit Ilir Meta, ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 83-vjeçare.

Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB