Aktualitet

Pezullimi i Elidon Çelës, Edvin Ndreu komandohet në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës

Më herët, Ndreu ka mbajtur postin si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

zh.ll
Pezullimi i Elidon Çelës, Edvin Ndreu komandohet në
edvin ndreu

VLORË- Edvin Ndreu është komanduar sot në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës. Komandimi i tij vjen pas ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese dhe shkarkimit nga detyra të Elidon Çelës.

Më herët, Ndreu ka mbajtur postin si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Shkarkimi i Elidon Çelës

Ish-drejtori Elidon Çela u shkarkua me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita, pas raportimin në deklaratë zyrtare se qytetari i dhunuar në Zvërnec, kishte cënuar një pronë private dhe për këtë kishte nisur përballja. Por, fill pas njoftimit, ZËRI publikoi pamjet, ku qartazi tregohej se ishin punonjësit e sigurisë ato që e kanë marrë zvarrë qytetarin.

Sakaq, menjëherë pas raportimit të ZËRI-t, erdhi reagimi i Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita pezulloi nga detyra Shefin e Policisë Vlorë, Elidon Çela. Madje, në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit kërkoi ndjesë publike për raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB