Aktualitet

Momente paniku për banorët në “Ali Dem”! 32-vjeçari humb skedinën, qëllon me armë zjarri në ajër

Sipas informacioneve paraprake, i riu kishte humbur në baste sportive dhe pasi ka qenë duke ecur në rrugë ka qëlluar në ajër.

F.I
Momente paniku për banorët në “Ali Dem”!
PAMJE NGA AKSIONI

TIRANË- Një incident me armë zjarri ka shkaktuar panik mes banorëve mbrëmjen e djeshme (31 maj) në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë. 32-vjeçari, Amarild Xhamaqi ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga mjeti i tij, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, i riu kishte humbur në baste sportive dhe pasi ka qenë duke ecur në rrugë ka qëlluar në ajër.

Pas njoftimit të Policisë, autoritetet kanë arrestuar 32-vjeçarin, ndërsa deri tani nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime përpara hetuesve të policisë.  Xhamaqi njihet si një person problematik dhe i proceduar më përpara nga blutë.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, sëbashku me automjetin.

Menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Ali Demit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së menjëhershme, bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën së Ali Demit.

Nga kontrolli në automjet u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB