VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 32-vjeçarin Gerald Biba, i cili akuzohet për dhunim i një qytetari që protestonte 2 ditë më parë në Zvërnec. Mësohet se gjykata ka vendosur që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim deri në vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore, pas shqyrtimit të materialeve hetimore dhe dëgjimit të palëve.
Incidenti i rëndë u regjistrua dy ditë më parë gajtë protestës së organizuar nga banorë dhe aktivistë kundër projektit që po zhvillohet në zonën e Zvërnecit. Protesta u shoqërua me tensione të forta deri në përplasje fizike mes protestuesve dhe personave të angazhuar për sigurinë e projektit.
Biba është punonjës i kompanisë private të sigurisë "Major Security" dhe një emer i njohur për publikun, i cili po ashtu ka qënë ish-truproja i reperit Noizy. 32-vjeçari u pa në pamjet e ndara një ditë më parë nga ZËRI, teksa godet me grush banorin, më pas së bashku me dy rojet e tjera të shoqërisë private marrin zvarrë qytetarin.
Ndaj Bibës janë ngritur akuzat “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”./ZËRI

