Aktualitet

Dhunoi protestuesin në Zvërnec-Ky është Gerald Biba, roja i 'Major Security', ish-truproja i Noizyt

Biba është punonjës i kompanisë private të sigurisë "Major Security" dhe një emer i njohur për publikun, i cili po ashtu ka qënë ish-truproja i reperit Noizy.

F.I

Dhunoi protestuesin në Zvërnec-Ky është Gerald Biba, roja i

TIRANË-Gerald Biba është personi i arrestuar, i cili goditi me grusht banorin që po protestonte kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. 

Biba është punonjës i kompanisë private të sigurisë "Major Security" dhe një emer i njohur për publikun, i cili po ashtu ka qënë ish-truproja i reperit Noizy. 32-vjeçari u pa në pamjet e ndara një ditë më parë nga ZËRI, teksa godet me grush banorin, më pas së bashku me dy rojet e tjera të shoqërisë private marrin zvarrë qytetarin. 

Ndaj Bibës janë ngritur akuzat “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB