Aktualitet

Çfarë ndodhi në dy anët e gardhit? Pamjet e plota: Punonjësit e sigurisë "fluturojnë" nga telat protestuesin dhe e dhunojnë

Megjithatë, ndryshe nga çfarë thotë Policia Vlorë, sipas pamjeve të plota, protestuesi shihet jashtë kantierit dhe nuk ka hyrë brenda rrethimit të sigurisë.

zh.ll
Çfarë ndodhi në dy anët e gardhit? Pamjet e plota:
pamje nga momenti

VLORË- Përplasje të forta u regjistruan gjatë protestës së sotme në Zvërnec. Pamje të rënda me fyrje dhe dhunë të raportuara më herët nga ZËRI, shfaqin përplasje fizike, ku duken banorët të cilët, përplasen ashpër me disa punonjës së sigurisë private.

Situata u përshkallëzua kur disa protestues tentonin të çanin kordonin e policisë të vendosur para gardhit me tela, për t'u 'përballur' me sigurinë private.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Vlorës raportoi se njëri prej protestuesve ka hyrë me forcë në brendësi të kantierit dhe është shoqëruar nga punonjës të sigurisë private.

"Në këto rrethana, njëri prej protestuesve, shtetasi E. S., është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit dhe është shoqëruar nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë në ambientin e përcaktuar për rojet.", njoftonte policia.

Megjithatë, ndryshe nga çfarë thotë Policia Vlorë, sipas pamjeve të plota, protestuesi shihet jashtë kantierit dhe nuk ka hyrë brenda rrethimit të sigurisë. Përkundrazi, ai është tërhequr dhe marrë zvarrë nga punonjësit e sigurisë.

Më pas, pamjet janë të rënda. Ai shihet duke u tërhequr zvarrë dhe në një moment goditet me grusht në bark nga një prej punonjësve të sigurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB