TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn. Sakaq, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala, lanë në fuqi vendimin e mëparshëm ndaj tyre.
Sergej Hasanpapaj akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur më 22 janar 2022 në Aartselar. 32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i caktoi në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërkohë edhe Mario Çela, i ekstraduar pak kohë më parë nga Belgjikë, u arrestua në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste. 37-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”./ZËRI