Aktualitet

Kush janë personat e maskuar në protestën e Zvërnecit? Qëndresa Qytetare kërkon sqarim dhe reagim nga Policia (VIDEO)

Sikur të mos mjaftonte përplasja me efektivët, situata është tensionuar me ndërhyrjen e këyre personave të maskuar.

zh.ll
Kush janë personat e maskuar në protestën e Zvërnecit?
pamje nga momenti-persona te maskuar dhune ndaj banoreve

TIRANË- Persona të maskuar dhe pa uniformë tërhoqën zvarrë banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros, të cilët protestonin për rikthimin e tokave dhe ndalimin e punimeve në zonë. Sikur të mos mjaftonte përplasja me efektivët, situata është tensionuar me ndërhyrjen e këyre personave të maskuar, siçduket edhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga ZËRI.

Rrethanat e ndërhyrjen së tyre, po aq sa identiteti, mbeten të dyshimta dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Lidhur me këtë, Qëndresa Qytetare i ka bërë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, dhe Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, të dalin urgjentisht në një deklaratë publike për të sqaruar ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së fundit.

Ata kërkojnë reagim urgjent dhe transparencë sa i përket identitetit të këtyre personave, të cilët dhunuan banorët e zonës. Përballë kësaj situate, Qëndresa Qytetare kërkon të dijë se çfarë ka konstatuar Policia e Shtetit mbi këto incidente dhe ngre pyejten nëse këta persona janë identifikuar dhe arrestuar nga policia, apo nëse rastet e dhunës janë referuar në Prokruroi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB