Aktualitet

"Kush je ti, është shtëpia ime"! Tensione mes banorëve dhe Policisë në Zvërnec: Hapni rrugën

Banorët u kanë kërkuar policëve të hapin rrugën, pasi këta të fundit po i pengonin që të protestojnë.

F.I
"Kush je ti, është shtëpia ime"! Tensione mes
PAMJE NGA PROTESTA

VLORË-Protesta e banorëve në Zvërnec është shoqëruar me përplasje e tensione me efektivët të cilët janë vendosur para gardhit rrethues. Banorët u kanë kërkuar policëve të hapin rrugën, pasi këta të fundit po i pengonin që të protestojnë.

Punimet po zhvillohen nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila ka përfituar dy leje zhvillimi për ndërtimin e një resorti turistik masiv gjatë vitit 2025, por këto leje nuk janë bërë ende publike. Projekti lidhet me një investim të prezantuar më herët në media ndërkombëtare dhe parashikon ndërtimin e mijëra njësive akomoduese në një zonë që ndan lagunën e Nartës nga deti Adriatik.

Poll

MOS HUMB