Aktualitet

Dhuna gjatë protestës në Zvërnec, banorë e efektivë përfundojnë në spital

Ambulanca ka mbërritur në zonë dhe të lënduarit me dëmtime në kokë e trup si pasojë e gurëve të hedhur nga të dyja palët, ato pas gardhit rrethues e banorëve, janë shoqëruar në spital.

F.I
Dhuna gjatë protestës në Zvërnec, banorë e
pamje nga protesta

VLORË-Dhjetëra banorë kanë përfunduar në spital pas protestës së zhvilluar sot në Zvërnec kundër punimeve në zonë. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se pas përshkallëzimit të situatës me hedhje guri e spraj djegës, disa persona mes tyre efektivë janë lënduar.

Ambulanca ka mbërritur në zonë dhe të lënduarit me dëmtime në kokë e trup si pasojë e gurëve të hedhur nga të dyja palët, ato pas gardhit rrethues e banorëve, janë shoqëruar në spital. Disa prej protestuesëve kanë pësuar dhe lëndime në sy. ZËRI ndau pamje nga protesta e zhvilluar ku në një prej imazheve të rënda, banorët u morën zvarrë nga persona të maskuar.

Poll

MOS HUMB