Aktualitet

Misteret e milionave të "Toyota Yaris"!/ Klodiana Lala: SPAK po heton veten!

Gazetarja Lala zbulon se në dosje janë edhe njerëz të drejtësisë.

k.m.
Misteret e milionave të "Toyota Yaris"!/ Klodiana Lala: SPAK po
Klodiana Lala

TIRANË- Dosja "Toyota Yaris" ende po hetohet. Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në këtë rast po heton "veten". Në fjalën e saj, në emisionin "Të paekspozuarit", gazetarja Lala zbulon se në dosje janë edhe njerëz të drejtësisë. Por megjithatë ende nuk janë zbuluar emrat e personave të përfshirë në dosje. 

Klodiana Lala: Prokuroria e Posaçme në fakt po heton veten aty. Kemi shumë pak informacion sepse dosja u mbajt e mbyllur. Bëhet fjalë për njerëz të drejtësisë që kanë dhënë vendim nën korrupsion për grupin e struktuaru kriminal dhe rastin e 3.4 milionë euro që u bllokuan në Portin e Durrësit pas denoncimit të Lulzim Bashës, që akuzoi Taulant Ballën. Pas denoncimit të Bashës në Parlament, tre ose katër ditë u bllokuan paratë. Disa nga prokurorët dhe gjyqtarët që kanë hetuar dhe marrë vendime, janë pjesë e strukturës së posacme dhe apelit të posaçëm. Mund të ketë edhe të tjerë aty. Është pytur një deputet, janë përmendur emra të politikanëve. Me aq informacion që kam, ajo që bien ë sy, brenda sistemit ka njerëz të korruptuar por paska edhe të ndershëm. Nëse një çështje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë qenë tre prokurorë, dy janë përfshirë dhe i treti jo. Kam bërë investigim te BIRN dhe rezultonte, se ajo çështje kishte të bënte me aferë korruptive. Drejtësia po heton veten. Janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë nën hetim për këtë çështje. Ka patur denoncimin nga zoti Basha dhe ka patur etiketim të zotit Balla. Por duhet thënë se kush janë pronarët e parave. Ka një trajektore të madhe që erdhën. Në vitin 2020, një shtetas italo-gjerman pretendonte se i kishte dhënë borxh këto para për investime. Ishin blerë në ato kohë pronat e familjes Vrioni. Ai personi që u hetua, rezultonte pronar i kompanie diamantesh vetëm për 1 muaj dhe nuk mund të kishte 3.4 milionë euro cash. Diçka brenda institucioneve kishte ndodhur. Prokuroria të na tregojë, kush janë pronarët e parave, ky është thelbi. Nëse kuptohen dhe zbulohen, kuptohen pastaj se ku janë përdorur. Pastaj se cilat janë lidhjet. Të mbetesh te katër persona, ku vetëm një është arrestuar, hetimi i Toyota Auris mbetet vetëm aty.

Disa prokurorë dhe gjyqtarë, që janë pjesë e organikës së SPAK dhe gjykatës së Posaçme, mësohet të jenë marë në pyetje lidhur me një hetim që mban Nr.26, në të cilin është arrestuar Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Për këtë çështje 3 të tjerët janë shpallur në kërkim, ku bëhet fjalë për biznesmenin Astrit Vladi, ish-oficerja e Krimeve të Rënda, Erjona Dautaj dhe avokati Radovan Çela. Gjatë kësaj kohe SPAK ka kryer verifikime brenda vetes, për shkak të një serie të gjatë bisedash, të zhvilluara në “Sky” nga persona të tretë, të cilët pohojnë se kanë paguar euro tek prokurorë dhe gjyqtarë, në këmbim të zgjidhjes së problemeve me drejtësinë.

Prokurorët Belgë, zbuluan se dështimi i hetimit të dosjes “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milion euro, ka erdhur si pasojë e vendimarjes së gabuar dhe korrupsionit tek zyrtarët e lartë të prokurorisë dhe gjykatës në Shqipëri. Për këtë çështje në 19 Tetor 2021, Elvis Vladi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burgim për akuzën e “Mosdeklarim të ardhurash në kufi”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 1 vit burg, ndërkohë në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Ceka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

Kurse akuzat për Alfred Vladi, Alban Mollaymeri, Eduart Cani dhe djali i tij, Klevi Cani, u pushuan nga gjyqtarja e Tiranës, Migena Laska./ZËRI

Poll

MOS HUMB