Aktualitet

3 thasë me kanabis dhe 1 automatik, arresohen 4 persona në Tepelenë

Në pranga kanë përfunduar babë e bir, Ilir dhe Franci Dura u arrestuan teksa ishin duke lëvizur në aksin rrugor “ Bënçë-Tepelenë”. Brenda në mjetin e tyre janë gjetur 3 thasë (30 kg) me kanabis.

k.m.
3 thasë me kanabis dhe 1 automatik, arresohen 4 persona në
Foto ilustruese

TIRANË- Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar babë e bir, Ilir dhe Franci Dura u arrestuan teksa ishin duke lëvizur në aksin rrugor “ Bënçë-Tepelenë”. Brenda në mjetin e tyre janë gjetur 3 thasë (30 kg) me kanabis. Bashkë me ta u kap edhe Mehmet Mino, 27-vjeç i cili kishte për detyrë që të monitoronte rrugën për të shmangur Policinë. Në vijim të operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kanë kapur dhe arrestuar edhe shtetasin Reshat Bakia 27 vjeç, pasi qarkullonte pas automjetit me lëndë narkotike, me automjet tjetër ku mbante një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, me qëllim shitjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar "Monitorimi”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. Operacioni, i kryer mbi bazën e inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në DPPSH. Sekuestrohen 3 thasë me lëndë narkotike cannabis sativa (gjithsej 30 kilogramë), 1 armë zjarri, 3 automjete, 4 celularë dhe një shumë parash. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas (2 shtetasit që transportonin me automjet, lëndën narkotike, një shtetas që monitoronte rrugën ku do kalonte automjeti me lëndë narkotike dhe një shtetas tjetër që kishte në automjet një armë zjarri kallashnikov për ta shitur bashkë me lëndën narkotike).

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore në kuadër të operacionit policor të koduar “Monitorimi”, në aksin rrugor “Bënçë-Tepelenë”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit I. D., 54 vjeç dhe F. D., 19 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bënçë, pasi në automjetin me drejtues shtetasin I. D. dhe pasagjer shtetasin F. D., në urën e Bënçës, Tepelenë, u gjetën 3 thasë me rreth 30 kilogramë cannabis sativa.

Gjithashtu, u kap shtetasi M. M., 27 vjeç, që lëvizte me automjetin tip "BMë", i cili monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë. Në vijim të operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kanë kapur dhe arrestuar edhe shtetasin R. B., 27 vjeç, pasi qarkullonte pas automjetit me lëndë narkotike, me automjet tjetër ku mbante një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, me qëllim shitjen.

Veprimet procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB