Aktualitet

Tritol në verandën e një banese në Orikum, autori ishte i maskuar

Lënda plasëse është vendosur në verandën e banesës së një 68-vjeçarjeje, të identifikuar me inicialet E. B.

k.m.
Tritol në verandën e një banese në Orikum, autori ishte i
Foto ilustruese

ORIKUM- Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Orikum. Lënda plasëse është vendosur në verandën e banesës së një 68-vjeçarjeje, të identifikuar si Elansi Bello. Në verandën e banesës së saj ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Policia e Shtetit ka nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes dhe aktualisht është mësuar se lënda plasëse është vendosur në verandën e banesës së Bellos nga një person i maskuar. Motivet janë ende të paqarta. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 02:00, në Orikum, në verandën e banesës së shtetases E. B., 68 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB