Aktualitet

Përgjimet/ Jurgis Çyrbja dëshmon 4 orë në SPAK, mohon gjithçka: S'kam pasur kurrë "SkyECC"!

Jurgis Çyrbja është paraqitur sot në SPAK në orën 11:00 dhe për më shumë se 4 orë është marrë në pyetje lidhur me përgjimet që tashmë janë bërë publike, ku ai ka komunikuar me eksponent të krimit.

k.m.
Përgjimet/ Jurgis Çyrbja dëshmon 4 orë në SPAK, mohon
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja ka dëshmuar për 4 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Çyrbja është paraqitur sot në SPAK në orën 11:00 dhe për më shumë se 4 orë është marrë në pyetje lidhur me përgjimet që tashmë janë bërë publike, ku ai ka komunikuar me eksponent të krimit. Sipas të dhënave të deritanishme, seanca është mbajtur me dyer të mbyllura, por disa detaje nga dëshmia e tij janë zbuluar për mediat.

"Nuk e kam pasur kurrë aplikacionin "SkyECC", nuk jam unë ai që ka komunikuar me këta persona. Nuk kam përkrahur dhe nuk kam strehuar asnjë person në kërkim,"-mësohet se është shprehur Çrybja në sallë.

Sipas dosjes, Çyrbja u zgjodh si deputetët nga të shumërkërkuar të drejtësisë, ku dhe i siguronte atyre dosjet që ata kishin nevojë në këmbim të kësaj ai do të zgjidhej si deputet. Në dosjen e zbardhur, janë zbuluar edhe komunikimet mes tij dhe të shumëkërkuarit Altin Hajrit, i cili i kërkonte ndërhyrjen e shefit të komisariatit. Si garant Hajri dyshohet se kërkonte ndërhyrjen e Jurgis Çyrbes dhe në këmbim premtonte se do të jepte një ‘kafe’. Në një rast i shumë kërkuari shprehet i shqetësuar për arrestimin e dy personave për të cilët i kërkon deputetit të ndërhyjë tek policia për t’i liruar dhe për këtë premton se mund të paguheshin deri në 20 mijë euro.

Një prej të arrestuarve ishte kunati i Hajrit. Në këtë bised të zhvilluar me Hajrin, ish-deputeti flet për një person të cilin e identifikon si “Ols”, i cili i ndihmoi për të zgjidhur problemet që kishte kunati i Hajrit.

Më pas Hajri shprehet se është i gatshëm, që shefit, i cili i kishte ndihmuar t’i merrnin masat me stil për t’i bërë dhuratë dy kostume. Nuk mungojnë edhe bisedat për angazhim në zgjedhje në mënyrë që Çyrbja të ngjitej në listë. Për votimet e 2021 Altin Hajri premton se do t’i jepte 3 duke shtuar më tej se numri tre ishin fshatrat: Rromanat Maskuri dhe Arapaj.

Së bashku me Jurgis Çyrbjan u arrestua dhe kunati i tij Ahmet Masha, i cili është djali i pronarit të anijes së peshkimit “Rovato”, është personi që është vënë në pranga këtë mbrëmje bashkë me ish-deputetin Jurgis Çyrbja. Ai njihet edhe si "Meçe". Masha rezulton se është arrestuar edhe më herët dhe është akuzuar për kontrabandë nafte. Më konkretisht, 42-vjeçari u vu në pranga në vitin 2013, gjatë operacionit “Dallga” bashkë me disa persona të tjerë. Emri i Ahmet Mashës lidhet edhe me Ylli Didanin, banori i Miçiganit, që në pamje të parë të jepte përshtypjen se ishte një biznesmen i suksesshëm me aksione në kompani në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe Kosovë, por që sipas agjencisë amerikane kundër drogës, DEA, Didani bënte një jetë të dyfishtë. Ai kontrabandonte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe pastronte të ardhurat e paligjshme të drogës.

Me urdhër të SPAK është arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin disa ditë para se t'i vendoseshin prangat. Së bashku me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB