Aktualitet

Deklarata e avokatit: SPAK i ka gjetur 6 telefona Ilir Metës

Karaj tha për “Report TV” që këto telefona janë dorëzuar në SPAK për hetim, pasi janë në interesin e çështjes CEZ-DIA apo lobimin në SHBA.

I.F
Deklarata e avokatit: SPAK i ka gjetur 6 telefona Ilir Metës
Ilir Meta

TIRANË- Avokati Leonard Karaj tha se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës iu janë gjetur edhe 6 telefona të tjerë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Karaj tha për “Report TV” që këto telefona janë dorëzuar në SPAK për hetim, pasi janë në interesin e çështjes CEZ-DIA.

“Ilir Metës i ka gjetur SPAK-u 6 telefona, unë nuk e dija, sot e mora vesh këtë. SPAK mendon se këta telefona janë me shumë rëndësi për hetimin dhe i ka marrë në dorëzim për hetim. Duke parë edhe procedurat që ndiqen në verdikte, përgjithësisht si për rastin e Beqajt, Metës dhe të tjerëve, GJKKO jep apo aprovon kërkesën e prokurorëve të SPAK, por duhet pritur edhe vendimi i formës së prerë të gjykatës”, tha avokati.

Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat. Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Edhe pse ka kërkuar disa herë një masë më të butë sigurie, me arsyetimin se kërkon të jetë pjesë e fushatës zgjedhore, kërkesat e tij janë rrëzuar nga GJKKO./ZËRI

Poll

MOS HUMB