Aktualitet

I shpallur në kërkim prej janarit për evazion fiskal, vetëdorëzohet në Polici Oltion Buzi

Buzi u shpall në kërkim, pasi akuzohet për evazion fiskal me firmën “Buzi Sport”, ku sipas Prokurorisë së Tiranës, nuk ka deklaruar 3.7 milionë euro të ardhura.

I.F
I shpallur në kërkim prej janarit për evazion fiskal,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Pronari i “Buzi Store”, Oltion Buzi është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Mësohet se Buzi është vetëdorëzuar rreth një javë më parë në Polici, ndërsa ishte shpallur në kërkim që prej muajit janar.

Buzi u shpall në kërkim, pasi akuzohet për evazion fiskal me firmën “Buzi Sport”, ku sipas Prokurorisë së Tiranës, nuk ka deklaruar 3.7 milionë euro të ardhura. Gjatë hetimit u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me "Buzi Sport" dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.

Nga hetimet ka rezultuar se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore.

Në hetimin e Prokurorisë së Tiranës, pas referimit që i është bërë nga Drejtortia e Hetimit Tatimor, u zbulua se në disa kompania lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke kryer kështu evazion fiskal në vlera shumë të mëdha./ZËRI

Poll

MOS HUMB