Aktualitet

Të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona nga Shqipëria

Policia e Kosovës bën me dije se janë shpallur në kërkim Klodian Qokli dhe Shkëlqim Xhija nga Elbasani

I.F
Të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, Policia e
Dy të dyshuarit

KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestiminin e dy personave. Policia e Kosovës bën me dije se janë shpallur në kërkim Klodian Qokli dhe Shkëlqim Xhija nga Elbasani për veprën penale "kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe veprën penale "blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge".

Autoritetet kanë publikuar fotot dhe të dhënat e dy të dyshuarve dhe kanë bërë thirrje që të telefonojnë Policinë që të dërgojnë informacione për personat e shpallur në kërkim.

"Klodian Qokli, i lindur me datën 02.05.1989 në Elbasan, rr. “Naim Frashri”, ndërtesa 16, H/1, Cërrik 3007, shtetas i Republikës së Shqipërisë. Shkëlqim Xhija, i lindur me datën 16.05.1987 në Elbasan, me vendbanim në Cërrik-Elbasan, shtetas i Republikës së Shqipërisë. Për informata lidhur me personat në kërkim mund të njoftoni në: Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999. Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale. Ju mund t’i dërgoni informatat tuaja edhe në adresën elektronike [email protected]. Si dhe përmes aplikacionit Lajmëro Policinë," thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB