Aktualitet

Mesazhet në GJKKO/Kryemadhi për Ramën: E kam "zemër", do vijë si dëshmitar! A u bë Meta xheloz? Le të bëhet...

Ish-deputetja përsëriti se çështja penale ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta nuk synon zbulimin e së vërtetës, por, sipas saj, ka prapavijë politike.

zh.ll
Mesazhet në GJKKO/Kryemadhi për Ramën: E kam
monika kryemadhi

TIRANË- Në përfundim të seancës së kësaj të mërkure në GJKKO, Monika Kryemadhi u ndal për mediat, ku komentoi mesazhet e shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama, të cilat janë pjesë e dosjes hetimore të SPAK. Ish-deputetja përsëriti se çështja penale ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta nuk synon zbulimin e së vërtetës, por, sipas saj, ka prapavijë politike.

E pyetur nga gazetarët nëse Ilir Meta ishte bërë xheloz pasi në një prej mesazheve Edi Rama i drejtohet asaj me fjalën “zemër”, Kryemadhi u përgjigj me humor, duke thënë se shumë njerëz i drejtohen në të njëjtën mënyrë. Ajo shtoi se do të kërkojë që kryeministri të thirret si dëshmitar në procesin gjyqësor, duke iu referuar si “zemra ime”.

Kryemadhi: Mënyra si është ngritur e gjithë përralla e çështjes Meta-Kryemadhi është një histori që nuk ka pasur si qëllim zbulimin e të vërtetës, as luftën kundër korrupsionit, por ka pasur linçimin dhe eliminimin politik.

Pyetje: Ju lexuat mesazhet me Ramën, ku ai në një moment ju quan “zemër”, mendoni se është bërë xheloz ish bashkëshorti juaj?

Kryemadhi: Po le të bëhet me motra, sa veta më thonë “zemra” mua ca problemi ka. Ashtu të më thonë të gjithë zemra.

Pyetje: Pse e kërkoni Ramën për dëshmitar?

Kryemadhi: Po e kam zemër…Problemet e mia me Edi Ramën vazhdojnë edhe te ligji i minierave. Kështu që “zemra” ime do vijë dëshmitar te gjyqi im.

Poll

MOS HUMB