Aktualitet

Protesta për Palestinën në Tiranë, marshimit i bashkohet aktivistja Greta Thunberg! Protestuestit përplasen me policinë

Duke folur mes pjesëmarrësve në protestë, Thunberg ka sjellë në vëmendjen gjendjen katastrofike në Gaza, duke theksuar se kjo është pasojë direkte e heshjes së botës ndaj gjenocidit të Izraelit.

zh.ll
Protesta për Palestinën në Tiranë, marshimit i bashkohet
Greta Thunberg në Tiranë

TIRANË- Aktivistja suedeze me famë ndërkombëtar, Greta Thunberg është shfaqur këtë të mërkurë duke protestuar në sheshin "Skëndërbej", në mjë protestë në mbështetje të Palestinës. Thunberg e kishte njoftuar më herët ardhjen e asaj në kryeqytetin tonë, me qëllim ngritjen e zërit për vuajtjen e popullit palestinez. Duke folur mes pjesëmarrësve në protestë, Thunberg ka sjellë në vëmendjen gjendjen katastrofike në Gaza, duke theksuar se kjo është pasojë direkte e heshjes së botës ndaj gjenocidit të Izraelit.

“Gaza ka hyrë në fazën e 5 të kequshqyerjes, ndërkohë që në anën tjetër të kufirit mijëra kamionë me ndihma ushqimore presin për të hyrë. Kjo është pasojë direkte e heshtjes së botës që e lejoi Izraelin të kryente këtë gjenocid. Kjo është në vazhdim të politikave të paligjshme të Izraelit, që ka shkatërruar furrat e bukës për të vazhduar fushatën e urisë në Gaza. Shterimi i resurseve natyrore, ndryshimi klimatik shkojnë dorë më dorë për me shtypjen dhe palestinezët po dëshmojmë këtë në radhë të parë. Ne po jetojmë në një kohë që karakterizohet nga gjenocidi, katastrofat natyrore dhe duhet të bëjmë përpjekje që t’i bashkojmë këto lufta me njëra-tjetrën nëse kemi ndonjë shans për t’ia dalë. Gjenocidi në Gaza, krimet humanitare në botë dhe eskalimi i ngrohjes globale kanë të njëjtin shkak. Nëse vrasja e miliona njerëzve në Gaza nuk është e mjaftueshme për t’ju ngritur nga divani, çfarë do të jetë tjetër?”,- tha Thunberg në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Raportohet se gjatë protestës ka pasur përplasje me policinë, pasi protestuestit kanë tentuar të marshojnë drejt kryeministrisë.

Protesta nisi në orën 18:00 dhe u zhvillua nën moton “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”. Një numër i konsiderueshëm morën pjesë në marshim, teksa ngritën zërin duke përcjellë solidarizimin e madh me palestinezët në Gaza./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB