Aktualitet

Mbahet në Tiranë protesta e 16-të! Publikohet rregullorja e marshimit: Vetëm brenda unazës

Duke marrë shkas nga situata e ndodhur një ditë më parë ku marshimi i qytetarëve bllokoi autostradën Tiranë Durrës dhe rrugën e aeroportit Rinas, lëvizja sot do të jetë brenda unazës.

F.I
Mbahet në Tiranë protesta e 16-të! Publikohet rregullorja e
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Sot shënohet dita e 16-të e protestës qytetare që mbahet në Tiranë. Qytetarët u mblodhën në Sheshin Skënderbej, për të vazhduar së bashku marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit.

Duke marrë shkas nga situata e ndodhur një ditë më parë ku marshimi i qytetarëve bllokoi autostradën Tiranë Durrës dhe rrugën e aeroportit Rinas, lëvizja sot do të jetë brenda unazës.

Njoftimi i nismëtarëve:

Marshimi nga sot do të jetë brenda unazës.
Marshimi nuk do të ndahet në grupe.
Marshimi nuk duhet të marrë drejtime spontane.
Orari i fillimit të marshimit është 20:30.
Marshimi lë gjithmonë një korsi bosh për emergjenca.

Mbahet në Tiranë protesta e 16-të! Publikohet rregullorja e

Pas bllokimin të Rinasit një ditë më parë, 3 persona janë deklaruar si nismëtarë të protestës, të njohur edhe nga policia. Ata janë Luçiana Kokaj nga Rrjolli, Alben Kola nga Kukësi dhe Arlinda Lleshi nga Lezha.

Për disa orë autostrada u bllokua nga marshimi i protestuesve në ditën e 15-të të protestës, të cilët nuk u ndalën aty, por iu drejtuan rrugës së Rinasit në drejtim të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Rreth orës 00:26, pas mesnate, protestuesit mbërritën te mbikalimi i Rinasit. Më pas marshimi vijoi drejt aeroportit të Rinasit, ku qëndruan deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm. Policia vendosi kordon në mënyrë që protestuesit të mos arrinin në aeroportin Nënë Tereza. Uniformat blu u bënë thirrje protestuesve që të mos bllokonin rrugën dhe se veprimet e tyre ishin të paligjshme. 

Incidenti ka ndezur debate dhe reagime edhe në rrjet, mes protestuesve dhe jo vetëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB