Aktualitet

Marrëveshja për pensionet/ Jepet "drita jeshile" nga Italia, hapi i fundit votimi në Kuvend!

Ky është hapi i fundit përpara votimit në seancë plenare, i cili pritet të ndodhë së shpejti. 

M.M
Marrëveshja për pensionet/ Jepet "drita jeshile" nga Italia,
Rama dhe Meloni

ITALI- Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë ka kaluar një tjetër pengesë të rëndësishme, pasi Komisioni i Politikës së Jashtme në Senat dhe Dhoma e Deputetëve në Itali e kanë miratuar atë. Së bashku me marrëveshjen, janë miratuar edhe amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse, që do të sigurojnë zbatimin e saj. Ky është hapi i fundit përpara votimit në seancë plenare, që pritet të ndodhë së shpejti. 

Gjithsej janë rreth 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshja me Italinë. Po ashtu, shqiptarët që kanë dalë në pension përpara 2024, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje. Deri tani shteti shqiptar ka negociuar dhe lidhur me marrëveshjen me 17 shtete. Ky dakordësim bën të mundur që të mos humbasin vitet e kontributeve dhe shtetasit të përfitojnë pension nga të dyja vendet.

Një person që ka 10 vite pune në Shqipëri dhe 15 vite pune në Itali, mund të përfitojë një pension në Shqipëri dhe një pension në Itali për ato 15 vite që mund të ketë derdhur kontribute atje. Qeveria italiane ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për zbatimin e njohjes së pensioneve deri në vitin 2032. Ndërkohë, pritet që Shqipëria të finalizojë një marrëveshje të njëjtë edhe me shumë shtete të tjera ku ka prani të emigrantëve shqiptarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB