Aktualitet

Ervin Salianji 'mban fjalën', shkruan letër nga burgu, komenton aksionin e opozitës!

Salianji ka theksuar se opozita mbron veten, po mbron demokracinë dhe interesin publik.

M.M
Ervin Salianji 'mban fjalën', shkruan letër nga burgu,
Ervin Salianji

FIER- Edhe pse në burg, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar për qëndrimet e mazhorancës lidhur me aksionin që kanë nisur deputetët e opozitës pas arrestimit të tij. Në letrën e shkruar prej tij, Salianji thekson se në fakt opozita edhe në këtë rast po mbron veten, demokracinbë dhe interesin publik. Ndërsa për maxhorancën shkruan se po tentojnë që të "manipulojnë" atë që po ndodh, duke u hequr si viktima. Sjelljen e maxhoranxës, demokrati e cilëson si hipokrite. 

Letra e plotë:

Letër nga IEPV FIER

Dorëzuar avokatit ora 13:45 minuta

Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse. Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima. Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat. Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mbërriti në burgun e Fierit mbrëmjen e 27 shtatorit, pasi Apeli e shpalli të fajshëm për "kallëzim të rremë" për dosjen ‘Babalja’. Me dënimin e tij, Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, por ashtu siç pritej, politikani demokrat e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë. Por sërish mandatin e ka humbur! Teksa Salianji ndodhet në qeli, Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i njofton vakancën. Pritet, që vendin e Salianjit në Kuvend ta zërë ish-kreu i PD-së së Korçës, Andrea Mane. Por në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB