pamje-vendgjarje
TIRANË- Protesta para Parlamentit është shoqëruar me tensione. Në pamjet që shihni, tregohet momenti kur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja del nga godina e Kuvendit, ndërsa përballet me turmën e protestuesve. Ky moment ëshë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Siç shihet edhe nga pamjet, efektivët ndërhyjnë për të larguar protestuesit për t’i hapur rrugë automjetit ku ndodhej Gonxhja. Gjatë momentit të kalimit të automjetit, një pjesë e protestuesve kanë hedhur vezë në drejtim të makinës.
Poll