Politikë

Kuvendi voton të enjten për drejtuesit e rinj të KPP-së, ja kandidatët e propozuar (LISTA)

Mandatet e drejtuesve aktualë të KPP-së përfunduan në fund të muajit qershor, duke lënë institucionin pa përbërjen e plotë vendimmarrëse.

zh.ll
Kuvendi voton të enjten për drejtuesit e rinj të KPP-së, ja
foto ilustrim: lista e kandidateve ne gare

TIRANË- Të enjten pritet të mësohen emrat e rinj që do të drejtojnë Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), pasi Këshilli i Ministrave i ka dërguar Kuvendit kandidaturat për postin e kryetarit dhe tre anëtarëve të këtij institucioni.

Mandatet e drejtuesve aktualë të KPP-së përfunduan në fund të muajit qershor, duke lënë institucionin pa përbërjen e plotë vendimmarrëse.

Qeveria ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve që plotësuan kriteret për vijimin e garës dhe ka depozituar listën në Parlament.

"PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË KANDIDATËVE PËR KRYETAR DHE TRE ANËTARË TË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 25, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të listës së kandidatëve të kualifikuar për kryetar dhe për 3 (tre) anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik, sipas renditjes në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Dërgimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë edhe të listës së kandidatëve të skualifikuar, sipas aneksit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.", thuhej nw vendimin e qeverisw, 10 korrik.

Lista përfshin kandidatë për dy pozicione kryesore:

-kryetarin e KPP-së, që do të zëvendësojë ish-drejtuesin Jonaid Myzyri.

-kandidatët për anëtarë të komisionit, të cilët do të zëvendësojnë Kreshnik Tërnovën, Fiorent Zguron dhe Anila Malajn.

Për postin e kreut të KPP-së është në garë edhe Ismail Shehu, jurist me eksperiencë në administratën publike. Shehu, 40 vjeç, ka rreth 18 vite përvojë profesionale, ndërsa ka mbajtur funksione drejtuese në disa institucione shtetërore, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Drejtësisë dhe aktualisht postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në garë, me të njëjtin rezultat pikësh, është edhe funksionari publik Enea Hoti, i cili ka grumbulluar 74 pikë. Hoti aktualisht është pjesë e administratës publike, ndërsa më herët ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të departamentit pranë qeverisë. Ai ka eksperiencë në çështje të administrimit publik dhe pushtetit vendor.

Lista zrtare me pikët:

Ismail Shehu – 74 pikë
Enea Hoti –74 pikë
Ertil Sula – 57.3 pikë
Bledar Zeneli – 49 pikë

Kuvendi voton të enjten për drejtuesit e rinj të KPP-së, ja
Lista e të Kualifikuarve për Kryetar e Anëtar

Komisioni i Prokurimit Publik përbëhet nga pesë anëtarë: kryetari, nënkryetari dhe tre anëtarë. Ata emërohen nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave, për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

KPP ka kompetencë shqyrtimin e ankesave që lidhen me procedurat e prokurimeve publike, ndërsa përbërja e re e tij pritet të përcaktohet pas votimit në Kuvend./ZËRI

Poll

MOS HUMB