Politikë

Magjistari Agron Shehaj? Kreu i Mundësia shiti një pronë 251 m2 për 15 mln euro (DEKLARATA E PASURISË)

Sipas deklaratës së ndryshimit të pasurisë të depozituar, Agron Shehaj deklaron se në shtator të vitit të kaluar ka shitur një pasuri të paluajtshme, e përbërë nga truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale 251 m², duke përfituar 15 milionë euro.

zh.ll
Magjistari Agron Shehaj? Kreu i Mundësia shiti një pronë 251 m2
agron shehaj-deklara e pasurise

TIRANË- Deklarata e pasurisë së kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është rikthyer në qendër të debatit politik gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Edhe pse nuk ishte i pranishëm në sallë, pasi është përjashtuar me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Shehaj u bë pjesë e një replike të fortë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla i kërkoi publikisht Shehajt të japë shpjegime për një transaksion të deklaruar në pasurinë e tij, ku thuhet se ka shitur një pronë me sipërfaqe totale 251 metra katrorë për vlerën 15 milionë euro.

“Gone, na sqaro si mund të shesë një njeri një apartament 151 m² për 15 mln euro. Petët e byrekut po hapen”, deklaroi Balla, duke iu drejtuar deputetit të Partisë Mundësia, i cili mungonte në seancë.

Sipas deklaratës së ndryshimit të pasurisë të depozituar, Agron Shehaj deklaron se në shtator të vitit të kaluar ka shitur një pasuri të paluajtshme, e përbërë nga truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale 251 m², duke përfituar 15 milionë euro. Një shumë që duket shumë e lartë krahasuar me çmimet e zakonshme të tregut.

Magjistari Agron Shehaj? Kreu i Mundësia shiti një pronë 251 m2
deklarata e pasurise se agron shehaj 2025

Në deklaratë nuk bëhet e ditur adresa e pronës, por vlera e këtij transaksioni ka ngritur pikëpyetje për shkak të diferencës së madhe me çmimet e zakonshme të tregut të pasurive të paluajtshme.

Pyetjet që ngrihen natyrshëm lidhen me burimin e këtij transaksioni, mënyrën e përcaktimit të çmimit dhe dokumentet që justifikojnë shitjen e pronës me këtë vlerë, si dhe kush është blerësi i pronës...?

Madje, në krahasim me pasuritë e tjera të deklaruara nga Shehaj, ku bëhet fjalë për sipërfaqe shumë më të mëdha, por...me vlera dukshëm shumë më të ulëta.

Konkretisht: një prej pronave të deklaruara prej tij, me sipërfaqe rreth 2000 metra katrorë, rezulton e blerë për 2 milionë euro, ndërsa një tjetër pasuri prej rreth 1.980 metrash katrorë është deklaruar me vlerë blerjeje 6.15 milionë euro.

Përveç të ardhurave nga shitja e pronës 15 milionë euro, Shehaj deklaron edhe hua të dhëna në vlerën rreth 2.8 milionë euro, si dhe të ardhura të tjera të konsiderueshme.

Pra, bëhet fjalë për transaksione dhe lëvizje në pasuri të deputetit Agron Shehaj që ngrejnë pikëpyetje.

Vlen të theksohet se kjo vlerë për metër katror nuk haset në asnjë vend të Europës dhe tejkalon ndjeshëm edhe çmimet e zonave më luksoze të qyteteve të mëdha europiane,  si Milano.

Ndërkohë, ZËRI i është drejtuar deputetit Agron Shehaj për një reagim lidhur me këtë çështje dhe pyetjet e ngritura, por deri në publikimin e këtij materiali nuk ka pasur një përgjigje prej tij./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB