Aktualitet

Koncerti i Kanye West në Tiranë! Jehonë në mediat ndërkombëtare: Qeveria financoi eventin me paratë publike

Nga “The New York Time”, “Reuters”, “Deutsche Welle”, “Balkan Insight”, “Le Monde” dhe “News 24” e disa të tjera është shkruar lidhur me zemërinim që ka shkaktuar ky financim nga qeveria tek qyetarët shqiptarë.

l.k
Koncerti i Kanye West në Tiranë! Jehonë në mediat
Foto nga artikujt e mediave ndërkombëtare, Edi Rama dhe koncerti i repertit West

TIRANË- Financimi nga qeveria shqiptare me 4.2 mln euro për koncertin e reperit me famë botërore Kayne West në Tiranë ka marrë vëmendje nga mediat ndërkombëtare.

Nga “The New York Time”, “Reuters”, “Deutsche Welle”, “Balkan Insight”, “Le Monde” dhe “News 24” e disa të tjera është shkruar lidhur me zemërinim që ka shkaktuar ky financim nga qeveria tek qyetarët shqiptarë.

"Kryeministri shqiptar hedh poshtë ankesat për koncertin e Kanye West."- titullohet shkrimi që The New York Time-s i ka kushtuar koncertit që mbahet nesër në Tiranë.

Koncerti i Kanye West në Tiranë! Jehonë në mediat
Foto nga artikulli

Ndërsa Reuters ja ka kushtuar artikullin kryeministrit Rama dhe deklatarve të tij në lidhje me financimin e koncertit të reperit, i njohur edhe me emrin artistik Ye. Teksa një vëmendje ia ka kushtuar edhe reagimit qytetar kundër financimit publik, duke e lidhur me protestat që po mbahen prej më shumë se 1 muaji kundër qeverisë Rama.

“Kryeministri i Shqipërisë mbrojti të mërkurën vendimin për të shpenzuar 4 milionë euro për koncertin e reperit amerikan Kanye West, ndërsa u përpoq të zbusë zemërimin publik për këtë aktivitet, i cili ka shtuar tensionet mes protestave dhe kërkesave për dorëheqjen e tij.

Në Tiranë prej më shumë se një muaji zhvillohen protesta të përditshme. Fillimisht ato u nxitën nga planet për ndërtimin e një resorti luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Më pas protestuesit denoncuan edhe projekte të tjera zhvillimi në bregdet pranë zonave të mbrojtura dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar qeverinë për korrupsion. Rama i ka mohuar këto akuza.”- shkruhet në artikull.

Koncerti i Kanye West në Tiranë! Jehonë në mediat
Foto nga artikulli

Gazeta franceze Le Monde shkruan se Edi Rama njoftoi se do të akordonte një subvecion prej 4.2 mln eurosh për zhvillimin e koncertit. Teksa në artikull ka përfshirë dhe zëra të aktivistëve dhe qytetarëve protestues të cilët kundërshojnë vendimin e qeverisë.

“Kryeministri i këtij vendi të vogël ballkanik, Edi Rama, njoftoi më 6 korrik se do të akordonte "urgjentisht" një subvencion prej 4 milionë eurosh për të shpëtuar zhvillimin e koncertit të artistit kontrovers amerikan, i cili është planifikuar të mbahet atë mbrëmje në periferi të Tiranës.

Njoftimi shkaktoi zemërim te mijëra protestues që, që nga fundi i muajit maj, janë mbledhur çdo mbrëmje përpara godinës së Kryeministrisë për të kundërshtuar projektet e resorteve luksoze në bregdetin shqiptar, të udhëhequra nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, dhe vajza e tij, Ivanka Trump.

"Kanye West është një antisemit i njohur. Dhe tani qeveria do të shpenzojë 4 milionë euro që koncerti të zhvillohet," deklaroi Edison Lika, aktivist i lëvizjes "Revolucioni Flamingo”- thuhet në një pjesë të artikullit.

Koncerti i Kanye West në Tiranë! Jehonë në mediat
Foto nga artikulli

Vëmendja e mediave ndërkombëtare për mbajtjen dhe financimin e koncertit të artistit me famë botërore,pas reagimeve të shumta që kishte në rrjete nga qyterarë, aktivistë dhe protestues, të cilët e cilësojnë zhvatje të fondit të emergjencës publike, ndërsa ato para shprehen ata mund të shkonin për shëndetësinë dhe emergjencat civile e në shumë sektorë të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB