Qytetërim

Kiara Tito përlotet nga letra surprizë

Moderatorja, pasi përfundoi së lexuari letrën tregoi se ka qenë gjithmonë vajza e babait dhe se shpesh, për çdo veprim të sajin, është shqetësuar për mënyrën se si është kuptuar nga i ati.

F.m
Kiara Tito përlotet nga letra surprizë
Kiara Tito

TIRANË- Kiara Tito është përlotur nganjë surprizë! E ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, Kiara mori një letër surprizë nga i ati. Në letër i ati shkruante se sa krenar ishin për të bijën familjarisht. Moderatorja, pasi përfundoi së lexuari letrën tregoi se ka qenë gjithmonë vajza e babait dhe se shpesh, për çdo veprim të sajin, është shqetësuar për mënyrën se si është kuptuar nga i ati.

“Gjithmonë e kam pasur në mendje babin, çfarë mendon ai, si ndihet. Me atë kam patur një lidhje shumë të veçantë. Kemi ngjashmëri të madhe me njëri tjetrin”, tha Kiara.

Letra e babait të Kiarës:

E dashur Kiara, në këtë moment të jetës tënde duam të ta themi sesa krenarë ndihemi të gjithë për ty. Nuk mund ta harrojmë atë vajzën e vogël që vraponte në shtëpi, vajzën që mblidhte shoqe dhe organizonte sfilata dhe koncerte, ajo vajza plot ëndrra dhe ambicie. Edhe pse jemi shumë larg fizikisht dua ta dish që je gjithmionë me ne, në mendje dhe në zemrën tonë. Çdo sukses i yti është një dhuratë për ne. Nuk e vëmë në dyshim që do arrish cdo synim që i ke vendosur vetes sepse e kemi parë forcën dhe vendosëmrinë tëndë që kur ishe shumë e vogël. Jemi krenarë për çdo hap që ke marrë dhe çdo betejë që ke fituar. Të shohim në ekran dhe mbushemi me kaq shumë gëzim. Ti dhe Luizi keni krujuar tashmë një lidhje të fortë dhe të bukur. Është e mrekullueshme të shohësh sesi po e rrisni edhe Lunën, zemrën tonë, me kaq shumë dashuri. Ajo është mrekullia vetë, qershia mbi tortë, na e vuri statusin më të bukur, tashmë jemi gjyshër. Na mungon shumë dhe mezi presim që të shihemi sërish, të dërgojmë përqafime dhe urime për këtë kapitull të ri të jetës suaj. Babi, mami dhe Rajan.

Poll

MOS HUMB