Aktualitet

Kamioni përfshihet nga flakët pranë Laçit, rëndohet qarkullimi (VIDEO)

Flakët kanë përfshirë mjetin, ndërsa një re e dendur tymi të zi është përhapur në zonën përreth.

M.K.
Kamioni përfshihet nga flakët pranë Laçit, rëndohet
foto nga vendi i ngjarjes

LAÇ- Një kamion eshtë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në një aks rrugor pranë Laçit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë teksa kamioni ishte në lëvizje. Flakët kanë përfshirë mjetin, ndërsa një re e dendur tymi të zi është përhapur në zonën përreth.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka pasur dëme të tjera materiale.

Për shkak të incidentit, qarkullimi në këtë pjesë të aksit është rënduar. Automjetet kanë hasur vështirësi në lëvizje pranë vendit ku ndodhej kamioni, duke krijuar radhë dhe ngadalësim të trafikut.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura. Dyshimet paraprake mund të lidhen me një defekt teknik të mjetit, por rrethanat e sakta pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet./ZËRI

Poll

MOS HUMB