Aktualitet

Ish-zyrtarja e AKSHI-t lirohet nga amnistia penale, Erisa Fero u kap me kanabis në makinë

Pas arrestimit, AKSHI njoftoi largimin e saj nga funksioni që mbante pranë këtij institucioni.

F.I
Ish-zyrtarja e AKSHI-t lirohet nga amnistia penale, Erisa Fero u kap me kanabis
Erisa Fero

POGRADEC-Amnistia penale po zbatohet edhe në burgun e grave në Pojskë, ku fitojnë lirinë 11 të dënuara ndërsa 8 të tjera përfitojnë ulje me 1.5 vite burg. Mes atyre që kanë përfituar lirinë është edhe Erisa Fero,  ish-punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Fero u arrestua në dhjetor të vitit 2022, pasi në automjetin që drejtonte në aksin Pogradec-Qafë Thanë iu gjetën 58 kilogramë kanabis, e cila trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut. Pas arrestimit, AKSHI njoftoi largimin e saj nga funksioni që mbante pranë këtij institucioni.

Pas kryerjes së një pjese të dënimit, ish-punonjësja e AKSHI-t ka lënë sot qelinë, duke përfituar nga ndryshimet e parashikuara në amnistinë penale.

Poll

MOS HUMB