Aktualitet

Parcelat me hashash, zbulohet "ferma" e kanabisit në Lezhë: Arrestohen 2 persona, procedohen 4 punonjës së OSHEE

Gjatë operacioni janë janë asgjësuar 174 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa janë sekuestruar 2 armë gjahu, pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet dhe 18 telefona celularë.

zh.ll
Parcelat me hashash, zbulohet "ferma" e kanabisit në Lezhë:
lezhe-pamje nga operacioni

LEZHË- Pesë ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike janë zbuluar nga në fshatin velë të Lezhës. Policia ka vënë në pranga dy autorët e kësaj veprimtarie kriminale, Marin Feta dhe Anton Mashnori, si dhe ka proceduar penalisht për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv” 4 punonjës të OShEE-së.

Gjatë operacioni janë janë asgjësuar 174 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa janë sekuestruar 2 armë gjahu, pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet dhe 18 telefona celularë.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Finalizohet, si rezultat i ndjekjes disajavore të informacioneve të siguruara në rrugë operative, operacioni antidrogë i koduar “Lightning”.
Zbulohen në fshatin Velë, 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 2 autorët e kësaj veprimtarie kriminale.
Asgjësohen në total 174 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen 2 armë gjahu që mbanin autorët, pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet dhe 18 celularë.
Procedohen penalisht 4 punonjës të OShEE-së.
Si rezultat i administrimit disajavor të një informacioni të siguruar në vijim të punës intensive operative dhe operacionale kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, se në territorin e fshatit Velë, njësia administrative Kolsh, ishin kultivuar bimë narkotike, në ambiente të mbyllura dhe të hapura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Lightning”.
Në kuadër të operacionit u kapën në flagrancë, në ambientet e banesës së përshtatur për këtë qëllim, dhe u vunë ne pranga shtetasit M. F. (pronari i banesës), 39 vjeç, banues në fshatin Velë, dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.
Gjatë ndërhyrjes u konstatua se në njërin ambient të banesës, ishin kultivuar me llamba dhe pajisje të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, 119 bimë të dyshuara narkotike, ndërsa 2 ambiente të tjera të së njëjtës banesë ishin përgatitur për të njëjtin qëllim kriminal.
Ndërkaq, si rezultat i kontrolleve të mëtejshme, u konstatuan në afërsi të kësaj banese, 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa, dyshohet nga 2 të arrestuarit.
Në vijim u krye kontroll dhe në banesën e 27-vjeçarit, ku u gjetën 16 celularë. Vijojnë hetimet për të sqaruar mënyrën e sigurimit dhe qëllimin e përdorimit të tyre.
Më tej, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv”, për shtetasit J. Gj., F. M., N. G. dhe B. N., me detyra përkatëse shef grupi, lexues dhe elektricistë të OShEE-së.
Hetimet vijojnë edhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme

Poll

MOS HUMB