
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është marrë i pandehur edhe për inceneratorin e Tiranës. Kjo sepse Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dyshime se socialisti ka kryer veprën penale të korrupsionit në dy raste. Por ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga SPAK për të zbuluar se për çfarë rastesh konkrete bëhet fjalë.
Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK që prej verës së vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto. Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.
Disa muaj më parë, në dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Arrest në burg u caktua për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës. Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-Sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako. Pjesa tjetër e personave që u akuzuan janë anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është në qeli prej gati 2 vitesh, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, por po ashtu po gjykohet edhe nga Policia e Elbasanit./ZËRI