Aktualitet

HARTA LIVE: Ditë me diell dhe vranësira të pakta, ja si parashikohet moti për sot

Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale deri në 24°C maksimalja në rang territori.

k.m.
HARTA LIVE: Ditë me diell dhe vranësira të pakta, ja si
Foto ilustruese

TIRANË- Edhe pse jemi në vjeshtë, edhe sot vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell. Por disa vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale deri në 24°C maksimalja në rang territori.

Pra temperaturat parashikohen: në zonat malore 1 deri 16°C, në zonat e ulëta 5 deri 23°C dhe në zonat bregdetare 10 deri 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi verior – verilindor. 

HARTA LIVE:

Poll

MOS HUMB