
LEZHË- Mëngjesin e kësaj të premteje, 8 emigrantë të paligjshëm kanë zbarkuar në portin e Shëngjinit. Edhe kësaj here, emigrantët janë sjellë në brigjet shqiptare me anijen "Libra". Në bordin e mjetit lundrues ishin 8 persona, të cilët pasi t'i nënshtrohen procedurave të para të regjistrimit dhe kontrollit mjekësor, do të dërgohen në kampin e Gjadrit.
Bashkë me të sapombërriturit, në Gjadër do të sillej edhe një person i nëntë nga Bangladeshi, por u vendos e kundërta në momentin e fundit. E gjitha sepse emigranti u gjykua se ishte shumë e moshuar dhe me shëndet të dobët, ndaj edhe u vendos që të mbahej në Itali.
Komisioni i kryesuar nga prefektura e Romës do të shqyrtojë kërkesat për azil, ndërsa intervistat do të zhvillohen me video lidhje ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Vendet që konsiderohen të sigurta janë këto: Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Kameruni, Kepi Verde, Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Nigeria, Peruja, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Tunizia.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar./ZËRI