Aktualitet

I dha fund jetës në banesën e saj, Prokuroria regjistron procedim penal për “shkaktim vetëvrasje”

17-vjeçarja dyshohet se i dha fund jetës për shkak të bullizmit të vazhdueshëm që përjetonte në shkollë.

k.m.
I dha fund jetës në banesën e saj, Prokuroria regjistron procedim
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar procedim penal për vetëvrasjen e 17-vjeçares Irsa Muçollari. Regjistrimi për vetëvrasjen është bërë për veprën ‘shkaktimi i vetëvrasjes’, pasi dyshohet se e reja i dha fund jetës në banesën e saj, për shkak se bullizohej.

Dyshimet nisën nga fakti se në sendet personale të vajzës, familjarët gjetën një letër të shkruar në anglisht, pa datë, në të cilën ajo rrëfente dhimbjen që përjetonte për shkak se bullizohej për pamjen e saj të jashtme. Para se të kryente veprimin tragjik, 15-vjeçarja ishte larguar nga shkolla tre herë gjatë ditës, duke u kthyer në banesë, por çdo herë aty ndodhej i ati.

Njoftimi i Prokurorisë:

Vetëvrasja e të miturës I.M., në shtëpinë e saj, Prokuroria Gjirokastër regjistron procedim penal për veprën ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal. Mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.70, të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 10.02.2025, ku në banesën e saj në Gjirokastër u gjet e vdekur shtetasja e mitur I. M. Në kuadër të këtij procedimi,është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen me prioritet të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, duke nisur nga pyetja e personave që kanë dijeni për veprën penale.

LETRA QË LA PAS ADOLESHENTJA: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Gjirokastra u trondit dy ditë më parë nga vetëvrasja e 17-vjeçares, Irsa Muçollari, e cila dyshohet se i dha fund jetës për shkak të bullizmit të vazhdueshëm që përjetonte në shkollë. Adoleshentja e kreu aktin tragjik në dhomën e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB