Aktualitet

Dosja Agasi/ Ish-drejtori i Operacionales Vilson Bala në SPAK: Kisha një parandjenjë që do isha këtu

Më herët Vilson Bala ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Policisë së Durrësit

F.I
Dosja Agasi/ Ish-drejtori i Operacionales Vilson Bala në SPAK: Kisha
Vilson Bala

TIRANË-Vilson Bala, ish-shef i Operacionales, aktualisht drejtor i Policisë Vendore Korçë është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK, lidhur me hetimet për biznesmenin e arrestuar Ergys Agasin. Bala ka qëndruar në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme rreth 40 minuta, ndërsa në dalje shmangu pyetjet e gazetarëve. 

Duke mos dhënë detaje rreth arsyes pse u paraqit në SPAK dhe rreth pyetjeve që i janë bërë në Prokurori, Bala u shpreh me ironi se “nuk e di pse kisha një parandjenjë që do isha këtu”.

Bala dyshohet të ketë qenë lidhje e Ergys Agasit dhe për këtë arsye do të japë shpjegime në cilësinë e personit në dijeni. Më herët Vilson Bala ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Policisë së Durrësit dhe do të pyetet edhe për kohën e qëndrimit në krye të bluve në qytetin bregdetar. 

Agasi është aluduar, si biznesmeni me lidhje të forta në Policinë e Shtetit, ku u arrestua së bashku me ish-zyrtarin Uljan Shpataraku. Agasi, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, doli dhe në dosjen e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hysenit, ndaj së cilës është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Poll

MOS HUMB