TIRANË-Ish-bashkëshortja e Jetmir Pepës, Mariela Berisha është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Mësohet se Berisha është në listën e personave të thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet e grupit kriminal që drejtohej nga Pepa, i cili akuzohet për trafikimin e rreth 7.5 tonëve kokainë.
Sipas informacioneve paraprake, Mariela Berisha është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me pasuritë që janë vendosur nën sekuestro në kuadër të këtij procedimi penal. SPAK ka sekuestruar 232 pasuri me vlerë 12 milionë euro, përfshirë kompaninë Pepa Group që ka përfituar mbi 50 milionë euro tendera publikë në sektorin e ndërtimit të shkollave dhe rindërtimit.
Mir Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv. Po ashtu në gusht të viti 2024 u bë protagonist pasi Mariela Berisha, nëna e djalit të tij, dhunoi të dashurën e tij, Klea Prenga, në bashkëpunim me të motrën, Antonela Berisha./ZËRI


