TIRANË-Janë identifikuar emrat 11 anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa alias Jetmir Marashi, për të cilët SPAK lëshoi masat e urdhër-arrestit në kuadër të operacionit të ndërmarrë më 15 prill. Ata akuzohen për trafikimin e rreth 7.5 ton kokainë
Masa e urdhër arrestit është lëshura për 11 persona, ku vetëm tre prej tyre janë arrestuar: Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi, Albert Pjetri, Fatjon Marku, Anton Marku alias Anton Tamure, Florjan Vuka alias Vathaj, Kristjan Lleshi, Klevi Leka, Lulzim Pepa (i arrestuar), Anton Kola (i arrestuar) dhe Ilir Lazri.
Një ditë më parë GJKKO la në burg tre të arrestuarit e grupit, vëllain e Jetmir Pepës, Lulzim Pepën, Florian Marku dhe Anton Kola. Kreu i grupit Jetmri Pepa ndodhet në arrati. Hetimet tregojnë se grupi në fjalë ka operuar gjatë viteve 2019–2021, ndërsa janë evidentuar 8 episode të trafikimit të drogës në sasi të mëdha nga Amerika Latine drejt Holandës e Blegjikës.
Sipas hetimeve të SPAK, në disa raste, ngarkesat e drogës janë kapur dhe sekuestruar nga autoritetet europiane, ndërsa në raste të tjera dyshohet se një pjesë e sasisë ka arritur të kalojë. Në disa prej episodeve, kokaina është fshehur në kontejnerë me produkte ushqimore, si fruta të ngrira, peshk dhe banane, për të shmangur kontrollet doganore.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ndërmarrë sekuestrimin e pasurive që lidhen me Jetmir Pepën. Bëhet fjalë për miliona euro pasuri, përfshirë kompaninë “Pepa Group”, një HEC, hotele, apartamente dhe sipërfaqe toke./ZËRI

