Aktualitet

VD-Grabitje në "OTP Bank" në Tiranë, policia: Autori u fut me armë zjarri dhe...u largua me skuter (DINAMIKA)

Sipas informacioneve paraprake, autori është futur me armë zjarri brenda ambieteve të bankës dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari që sapo po i depozitonte.

zh.ll

VD-Grabitje në "OTP Bank" në Tiranë, policia: Autori u

TIRANË- Një grabitje me armë zjarri është regjistruar në "OTP bank", mesditën e sotme në Tiranë, në rrugën “Gjin Bue Shpata”. Sipas informacioneve paraprake nga policia, autori është futur me armë zjarri brenda ambienteve të bankës dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari që sapo po i depozitonte.

Sipas burimeve, autori ka mbërritur pranë bankës me një skuter nga drejtimi i kryqëzimit të Komunës së Parisit. Më pas, ai ka lënë mjetin e tij (skuter) jashtë ambienteve të bankës dhe ka hyrë brenda, ku nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë një shumë parash që deri më tani dyshohet rreth 10-15 mijë paund. 

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se janë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.   

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

Poll

MOS HUMB