
TIRANË- Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe njëherazi ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka folur në lidhje me raportet që Prishtina zyrtare ka me Shqipërinë dhe Serbinë. Gërvalla tha se ka pasur tensione mes Prishtinës dhe Tiranës për shkak të disa veprimeve të kryeministrit Edi Rama, që sipas saj, kanë rënë ndesh me politikën e Kosovës.
“Unë jam e lumtur që marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë qenë më përmbajtjesore. Të gjitha institucionet bashkëpunojnë, kemi disa marrëveshje të implementuara. Ne jemi përpjekur dhe punojmë në të dyja anët e kufirit. Por është e fortë, jo gjithkund pajtohemi. Pika ku kemi mospajtime është qëndrimi që Shqipëria ka mbajtur në raport me Ballkanin e Hapur, që ne e shohim si Kal Troje të Rusisë për të depërtuar në Evropë. Siç e dini Ballkani i Hapur është mbyllur, herë pas here nxirët nga sirtari, por pa asnjë lloj perspective”, tha Gërvalla.
Gërvalla tha për “Top Story” se kanë qenë disa iniciativa si ajo e “Ballkanit të Hapur”, apo dhe organizmi i një kampionati të përbashkët të futbollit, kanë shkaktuar acarim në Kosovë.
“Kemi pasur propozime të Ramës në Bruksel për zgjidhje të marrëveshje pa kaluar ato propozime në Prishtinë. Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme, si p.sh organizmi i një kampionati të futbollit, me iniciative të Shqipërisë dhe Serbisë. Është e vërtetë që Shqipëria ka potencial për të ndihmuar shumë, por në këto tema mund të ishte më i mirë bashkëpunimi dhe të respektohen institucionet e Kosovës. Kryeministri Kurti dhe unë jemi nënshtetas dhe e ndjekim politikën e Shqipërisë. Ne kemi bërë disa sondazhe, kemi pyetur qytetarët për zgjedhjet e ardhme. Sondazhet kanë dëshmuar që qytetarët duan që ne të garojmë sërish bashkë,”- u shpreh zëvendës kryeministrja e Kosovës. /ZËRI