Aktualitet

Pjesë e laboratorit ku u kapën 1 ton kanabis, arrestohet një tjetër anëtar i grupit kriminal në Cërrik

Policia bën me dije se është arrestuar në Cërrik 27-vjeçari Mikel Qokli.

I.F
Pjesë e laboratorit ku u kapën 1 ton kanabis, arrestohet një
Foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër pjesëtar i grupit kriminal që akuzohet nga autoritet e Kosovës se qëndrojnë pas laboratorit të drogës në Pejë është arrestuar. Policia bën me dije se është arrestuar në Cërrik 27-vjeçari Mikel Qokli. 27-vjecari do të ekstradohet në Kosovë, ndërsa më herët u arrestuan Engjëllush Ibrahimi, Erion Etemaj, Albano Saliu dhe është shpallur në kërkim Eldi Mukaj.

Ndaj Qoklit, Gjykata e Pejës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 2 akuza “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge".

“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Mirjon Qokli, 27 vjeç, banues në Cërrik. Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 27-vjeçarit”, njofton Policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB