Aktualitet

Aksidente në Fier dhe Durrës, përplasen për vdekje dy persona

Dy aksidente janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në vendin tonë

I.F
Aksidente në Fier dhe Durrës, përplasen për vdekje dy
Foto ilustruese

TIRANË- Dy aksidente janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në vendin tonë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Në orën 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një 43-vjeçar ka aksidentuar një 63-vjeçare, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

“Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.   Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Ndërsa në aksin “Fier-Seman” një 22-vjeçar ka përplasur me për vdekje me makinë një 50-vjeçar, i cili po udhëtonte me motor. Si pasojë e plagëve të marra 50-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB